Klopp shpreh hapur simpatinë për Werner dhe Havertz: Dy lojtarë të mrekullueshëm

Dyshja gjermane, Timo Werner e Kai Havertz janë dy lojtarët e Bundesligës që po tërheqin vëmendjen më të madhe para merkatos së verës.

Të dy lojtarët lidhen me një kalim të mundshëm në Premierligë, me Liverpool që ka shfaqur interes për të dy lojtarët.

Lidhur me dyshen gjermane ka komentuar edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili nuk ka kursyer lëvdatat.

“Ka shumë lojtarë të mirë në këtë planet. Timo Werner është lojtar i mrekullueshëm. Kai Havertz është i mrekullueshëm”, ka thënë Klopp.

“Koha e duhur, mundësia – gjithçka duhet të jetë së bashku. Gjashtë, shtatë javë më parë, ne nuk e dinim nëse mund të luajmë përsëri këtë vit”, ka shtuar gjermani, duke komentuar për merkaton.

Liverpool shiheshin favoritët për shërbimet e Werner, deri kur këtë javë u raportua se Chelsea ka mbyllur marrëveshjen.


Shtuar 6.06.2020 21:32