Jurgen Klopp është habitur nga disa njerëz të cilët kanë kërkuar anulimin e të gjithë sezonit kur janë zhvilluar 75% e ndeshjeve në Premier League.
“Kishte biseda nga njerëzit se ky sezon duhej të anulohej. Prandaj unë mendova: “Huh? Kemi luajtur 75 për qind të ndeshjeve dhe ju dëshironi t’i anuloni gjërat?
“Mendoj se kjo gjë do të ishte e padrejtë ndaj Liverpoolit, për të thënë se nuk jeni kampion, pasi sezoni u anulua”.
“Ne jemi të parët në renditje dhe me diferencë të madhe nga ndjekësit. Është sezoni ku ne duhet të shpallemi kampion”, ka përfunduar Klopp.
Kujtojmë që Liverpooli është 25 pikë larg vendit të dytë, Manchester Cityt, ndërsa i duhen vetëm dy fitore për të siguruar matematikisht titullin kampion.