“Ka probleme me pijen”, Vidal i kthehet Chiellinit: Unë jam qënie njerëzore dhe kam bërë gabimet e mia

Chiorgio Chiellini ka shkruar një libër që pritet të publikohet ndërsa copëza tw tij po publikohen çdo ditë në media.

Chiellini në librin e tij autobiografik ka “ngacmuar” jo pak ish-shokë të tij të skuadrës si Mario Balotelli, Felippe Melo, por edhe mesfushorin kilian Arturo Vidal.

“Një si Vidal, sa herë që dilte, pinte më tepër sesa duhej. E dinë të gjithë që alkooli ishte pika e tij e dobët”, kishte shkruar Chiellini, por duke mos harruar të flas edhe për cilësit e tij prej një kampioni.

Vidal në një intervistë të dhënë për mediat kiliani i është përgjigjur kapitenit të Juventusit, duke thënë se do të ishte mirë që gjërat personale të mos publikoheshin në një libër.

“Njerëzit janë përqendruar në gjërat e këqija që ai ka thënë, pasi ndër të tjera ai ka thënë edhe që jam një kampion i madh”.

“Ndoshta nuk do të ishte mirë t’i thoshte disa gjëra private në një libër, por kam folur me të në telefon dhe jemi sqaruar”.

“Unë jam qenie njerëzore dhe si i tillë kam bërë gabimet e mia, kam paguar për to dhe kam vazhduar jetën”, ka thënë Vidal.


Shtuar 22.05.2020 16:48