Juventusi nis negociatat me Alvaro Moratan, synon ta rikthejë në Torino

Alvaro Morata mund të kthehet te Juventus.

Ylli spanjoll, Alvaro Morata, mund të jetë gati për një rikthim te skuadra e madhe italiane, Juventus.

Sipas Gianluca Di Marzio, Juventus është në bisedime me lojtarin dhe po prezantojnë planin e tyre.

Marrëveshja (e raportuar) e Luis Suarez me Atletico bën që një nga sulmuesit të largohet nga Atleti, dhe ky duket të jetë Morata.

‘Biankoneri’ janë të interesuar për shërbimet e tij dhe duan të mbyllin marrëveshjen para se të mbyllet merkatoja.

Morata luante më parë me fanellën e Juves, mes vitit 2014 dhe 2016. Ai, sezonin e kaluar me ‘Rojiblancos’ shënoi 12 gola në 34 paraqitje në La Liga.


Shtuar 21.09.2020 12:27