Juventusi në kaos, Sarri përplaset me Pjanic

Ka raporte se Miralem Pjanic nuk do të përfshihet për ndeshjen kundër Bolognas nesër (e hënë), pas një situate tensionuese me trajnerin Maurizio Sarri.

Sipas Gazetës La Stampa, ka pasur një zënkë prapa skenave mes mesfushorit dhe trajnerit.

E ardhmja e Pjanic tani do të diskutohet edhe më shumë, me lojtarin që mbetet i lidhur me Barcelonën.

Në anën tjetër, Maurizio Sarri mbetet në presion të madh për të fituar Serie A dhe Ligën e Kampionëve, pas dështimit në Superkupën e Italisë dhe në Kupën e Italisë.


Shtuar 21.06.2020 11:31