“Turi që bëri lëmsh dynjanë”, dalin përgjigjet e provimit të Gjuhë-Letërsisë

Kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhes Shqipe dhe Letersisë për Maturën Shtetërore. Mesditën e sotme (21 qershor), Qendra e Shërbimit Arsimor ka publikuar në faqen e saj te seksioni Matura Shtetërore, rezultatet e testit. Tashmë priten rezultatet e provimit të Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje.

Duke iu referuar rezultateve me notën 10 janë vlerësuar vetëm, 2.45% ose 760 maturantë, ndërsa 3.11% janë mbetësa. Testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë shkaktoi pakënaqesi të madhe te maturantët teksa protestuan për disa ditë para Ministrisë së Arsimit.

Sipas tyre provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor që ata kanë zhvilluar.

Lexo KETU


Shtuar 21.06.2020 11:17