Juventusi largon tre futbollistë, i hapet rrugë blerjeve të reja

Juventus po bëhet gati për disa largime të bujshme nga skuadra përpara se të ndërmarrë ndonjë aksion për blerje të reja në merkato.

Emrat që pritet të largohen janë të Mattia Perin, Mattia De Sciglio dhe Luca Pellegrini dhe që të tre pritet të largohen javëve të ardhshme.

Këto largime janë të detyrueshme pasi Pirlo po përgatitet për transferime të reja dhe duhet të krijohen hapësirat e nevojshme në skuadër.

Një nga lojtarët që është duke u kontaktuar në këto momente nga Juve është Suarez që pritet të largohet nga Barcelona.


Shtuar 3.09.2020 14:33