Miralem Pjanic në Barcelona, Arthur Melo në Juventus? Duket se shkëmbimi është i realizueshëm.
Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici në një intervistë për mediat italiane ka zbuluar se Juventusi dhe Barcelona janë vazhdimisht në bisedime, por nuk ka treguar për emrat e lojtarëve që mund të blihen apo shkëmbehen.
Të lidhura
None found
“Ne po flasim me ta ashtu siç po flasim edhe me shumë klube tjera”, tha ai për Sky Sport Italia .
“Do të jetë një verë e veçantë. Ne kemi nevojë për ide, marrëveshje shkëmbimi dhe gjëra të tjera të reja për tregun e ardhshëm të transferimeve të verës”.
Me këtë, Paratici dha sinjale se mund të shkëmbehen futbollistët Pjanic- Artur.
Pjanic ka qenë që një kohë dëshira e madhe e Barcelonës dhe për shkak të krizës që do të kaplojë edhe skuadrat për shkak të koronavirusit, opsioni më i mirë është shkëmbimi i futbollistëve.
Diçka të tillë mund të shohim shumë në merkaton e verës që po vjen.
