Joshua ka fituar miliona euro jashtë ringut gjatë vitit të kaluar

Boksieri Britanik, Anthony Joshua, ka siguruar fitime të mëdha vitin e kaluar jashtë ringut.

Kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua, ka grumbulluar 32 milionë funte para të gatshme gjatë vitit të kaluar, nga jashtë ringut të boksit, bën të ditur ‘The Sun’.

Kampioni i WBA, IBF dhe WBO, ka fituar këto para duke vënë emrin e tij në një numër produktesh, përfshirë rroba, atlete sportive, produkte dietale, kufje e lojëra kompjuterike.

AJ ka fituar më shumë se 60 mijë funte për javë, duke qenë një nga sportistët britanikë me më së shumti fitime.

Shifrat e fundit të zbuluara nga kontoja e Joshua më 28 shkurt qëndrojnë në 36,893,413 funte, krahasuar me 4,967,379 që ishin herën e fundit.

Joshua pritet të fitojë edhe shumë para të tjera pas ndeshjes me Kubrat Pulev, dhe atë të mundshmen me Tyson Fury/Deontay Wilder.


Shtuar 1.03.2020 09:40