Jemini pranon gabimin në ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari të sezonit 2010-2011: Nuk ishte penallti

Ish-arbitri i njohur i Kategorisë Superiore Lorenc Jemini pranoi se penalltia e dhënë në favor të Skënderbeut në ndeshjen e fazës së tretë kundër Flamurtarit në sezonin 2010-2011 nuk ishte korrekte.

Në emisionin “Proçesi Sportiv”, Jemini u shpreh se ky ishte një rast i vështirë për t’u gjykuar në momentin kur portieri i Flamurtarit Spaho del të pengojë sulmuesin e Skënderbeut. Ai shtoi se e pranon gabimin, por “nuk ndihet i penduar”.

Sezoni 2010-2011 pa si rivalë për titullin Flamurtarin dhe Skënderbeun, por vlonjatët nuk mund ta fitonin titullin duke humbur 7 pikë diferencë me bardhekuqtë. Edhe sot e kësaj dite shumë tifozë të Flamurtarit e kanë kontestuar titullin e fituar nga Skënderbeu në atë sezon.
jemini penallti

“Bëhet fjalë për vitin 2010. Nuk është se jam penduar, por kam gabuar. Ishte penallti e shënuar nga Shkëmbi. Në këtë rast, nuk është penallti. Ky është simulim dhe duhej të ndëshkohej me karton të verdhë lojtari i Skënderbeut. Ky është nga rastet më të vështira kur portieri del të ndalojë sulmuesin. Po të kishim një arbitër pas porte ose VAR do të zgjidhej më mirë. E kam pranuar dhe pas asaj ndeshjeje. Flamurtari ishte 7 pikë para”, deklaroi Lorenc Jemini.


Shtuar 24.05.2020 18:42