Rama: Nga e hëna që vjen hapen edhe plazhet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se duke filluar nga 1 qershori do të hapen kufijtë tokësorë me fqinjët.

Me një lidhje direkete në facebook, Rama bëri të ditur se po ashtu më 1 qershor do të hapen edhe plazhet, por theksoi se kjo do të jetë vetëm për hotelet, ndërsa për të gjithë qytetarët plazhet do të hapen më 10 qershor.

“Duke nisur nga e hëna e 1 qershorit, do hapim kufijtë tokësorë me fqinjët. Ne do vazhdojmë tu bëjmë thirrje të gjithëve kujdes, kujdes, kujdes! Kam marrë të shara me libër shtëpie nga plazhistë që i kishte përzënë policia. Sharjet me janë bërë shëndet dhe ja ku jam”, tha Rama.


Shtuar 24.05.2020 18:44