Ish-gjyqtari spanjoll: Nëse ajo e Ramosit është faull, ashtu është edhe ajo e Jesus

Eduardo Iturralde mendon se drejtësia në ndeshjen mes Real Madridit dhe Manchester City nuk ka qenë edhe aq e mirë.

Sipas ish gjyqtarit në spanjoll, në ‘Santiago Bernabeu’, ku Reali humbi 1-2 nga City në Champions League – u dhënë disa vendime kontroverse.

Ai beson se kartoni i kuq i Ramosit është i padrejtë.

“Për mua nuk është faull, Gabriel Jesus e kërkoi dhe e la. Por, nëse goli i parë i City nuk është faull, atëherë nuk është faull as rasti i Ramos”.


Shtuar 27.02.2020 17:21