Kryeministri Kurti del në konferencë për media në orën 18:30

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media njofton Zyra e tij.

Pasi e anuloi mbledhjen e Qeverisë, që ishte planifikuar të mbahej sot në orën 16:00, kryeministri do të deklarohet për media sonte në orën 18:30.

Kështu ka njoftuar Zyra e tij, ndërsa mbledhja e anuluar sot, do të mbahet të premten në mesdite.

Express ka raportuar se ka përplasje mes dy partnerëve qeveritarë LDK’ja dhe Lëvizja Vetëvendosje për shkak të qëndrimeve për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar sot që të hiqet taksa dhe të mos rrezikohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Shtuar 27.02.2020 17:23