Ish-drejtori i Barçës: Ronaldo dhe Messi mund të luajnë në një skuadër

Ish-drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida ka thënë se nuk është e pamundur që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të luajnë bashkë në një skuadër.

Së fundmi mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Messi vërtet mund ta braktisë kampionin spanjoll, pas një zënke publike me ish-bashkëlojtarin tashmë drejtorin sportiv të klubit, Eric Abidal.

Madje flitej edhe për një interesim të Juventusit, ku aktualisht luan Cristiano Ronaldo.

“Ata dy janë lojtarë aq të mirë saqë mund të luajnë pa problem së bashku”, tha Braida në RaiRadio1.


Shtuar 11.02.2020 14:09