Isco ka bërë ndeshjen e jetës me Valencian

Toni Kross, Isco dhe Luka Modriç i dhuruan Realit të Madridit fitoren 3-1 ndaj Valencias mbrëmjen e kaluar. Të tre golat ishin shumë të bukur dhe ekipi i Zidane u kualifikua në finalen e Superkupës. Isco nuk është aktivizuar shumë këtë sezon dhe përballë Valencias gjeti golin e parë sezonal.

Fantazisti zhvilloi një ndeshje të madhe dhe diçka të tillë e konfirmojnë statistikat. OptaJoe raporton se 27-vjeçari andaluzian ishte i pagabueshëm në ndeshjen e fundit. Isco realizoi 102 pasime për shokët e skuadrës, nga të cilat 96 ishin të sakta.

Një saktësi të tillë nuk e kishte arritur kurrë prej vitit 2013 kur la Malagën për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”. Zinedine Zidane ia ka dalë ta rikthejë në formë dhe me Iscon në këto nivele Real Madrid është shumë më i frikshëm.


Shtuar 9.01.2020 15:00