11 orë në det, Leonardo DiCaprio i shpëton jetën një personi (FOTO LAJM)

Leonardo DiCaprio pati një mundësi të dytë për të tërhequr vëmendjen dhe ai e shfrytëzoi. Sipas lajmeve të fundit është mësuar se ai ka ndihmuar në lokalizimin dhe ndihmën e një personi i cili ra nga një anije në Karaibe.

Leonardo bashkë me të dashurën dhe disa miq të tij ishin duke pushuar në një anije afër St. Barts më datë 30 dhjetor kur iu bashkuan një grupi shpëtimi. Quajeni fat ose jo, por anija e aktorit të Hollywood-it ishte e vetmja në zonën ku gjetën dhe shpëtuan personin pak çaste para perëndimit të diellit.

Individi në fjalë ka qëndruar në ujë për rreth 11 orë përpara se grupi i shpëtimit ta gjente. Gjithashtu sipas “The Sun” ai ishte në gjendje të intoksikuar në momentin e aksidentit.

Porsi heronjtë nëpër filma , Leanardo DiCaprio mundi të shpëtonte një jetë por në këtë rast një jetë të vërtetë.


Shtuar 9.01.2020 15:05