Mourinho: Për herë të parë në jetën time si trajner kam qarë kur na eliminoi Bayern

Mourinho u largua nga Real Madrid me tituj të rëndësishëm si, Copa del Rey në 2011 dhe La Ligan për sezonin 2011/12, por ai gjithashtu u akuzua, pasi nuk fitoi Champions League, shkruan Albeu.com.

Trajneri portugez arriti në gjysmëfinale në tre sezonet në të cilat ishte në stol në Santiago Bernabeu, por kurrë nuk ishte në gjendje ta kapërcejë atë barrierë.

Për gjysmëfinalen e humbur, kundër Barcelonës, Bayern dhe Borussias së Dortmundit, trajneri Portugez sidomos shpreh keqardhje për humbjen ndaj skuadrës së Bayern Munich. Në një intervistë për MARCA-n ai u shpreh.

“Fatkeqësisht, kt është futbolli … Cristiano, Kaka, Sergio Ramos … Ata janë tre yje të vërtetë të futbollit, kjo nuk ka dyshim, por ata janë edhe njerëzore. Ajo ishte nata e vetme në tërë karrierën time si trajner që kam qarë pas një humbjeje. E mbaj mend mirë … Aitor (Karanka) dhe unë qëndruam para shtëpisë time, brenda makinës ime, duke qarë … Ishte shumë e vështirë sepse atë sezon 2011/12 ne ishim më të mirët “.

Skuadra mbërriti e plotë dhe e gatshme për të kapërcyer 2-1 ndeshjen e parë në Allianz. Në pjesën e parë, me dy gola nga Ronaldo, Los Blancos për pak sa prekën finalen, por Bayern realizoi dhe ndeshja përfundoi 2-1.

Kalimi në finale do të vendoset me penallti dhe Madridi nuk mund ta kishte filluar seancën më keq, me dështimet e njëpasnjëshme të dy yjeve Cristiano Ronaldo dhe Kaka. Pavarësisht gjithçkaje, Ramos pati mundësinë të shënonte por ai gjuajti sipër traversës dhe humbëm mundësinë për të shkuar në finale.

Një vit më vonë, do të ishte Borussia ai që do të eliminonte Real Madridin duke i mposhtur 4-1 në ndeshjen e pare, ndërsa në të kthimit Reali fitoi 2-0. /albeu.com/


Shtuar 1.05.2020 21:51