COVID-19 riktheu dashurinë mes Ramës e Metës? Spiropali: U tregua i arsyeshëm

Mazhoranca dhe presidenti Ilir Meta, kanë bashkëpunuar për ndryshimiet në Kodin Penal, dhe prej disa javësh nuk kanë shkëmbyer më akuza mes tyre.

Lidhur me këtë temë, një koment ka ardhur nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali tha se nuk është një kohë dashurie, por mund të flitet për arsye.

“Nuk mund të flitet për dashuri, por për arsye. Presidenti u tregua i arsyeshëm në këtë rast, dhe dha kontributin e tij.

Çudirat që dëgjuam ishin të keqinformuara, por presidenti i sqaroi të gjitha”, u shpreh Spiropali.


Shtuar 1.05.2020 21:58