Interi sot duhet të ishte në stërvitje, por lojtarët nuk luajn vendit pa marrë përgjigjet e tamponëve

Interi kishte planifikuar që ditën e sotme të niste styërvitjen individuale, mirëpo kjo nuk ka ndodhur pasi gjerat nuk kanë shkuar ashtu sic duhet.

Qendra sportive e Interit nuk i ka hapur dyert këtë të mërkurë, diçka që konfirmon edhe frikën e madhe që mbizotëron te skuadra zikaltër.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se të gjithë lojtarët janë në pritje të përgjigjeve të rezultateve të tamponëve, në mënyrë që të jenë më të qetë për të rinisur stërvitjen.

Në këtë situatë, tashmë ende nuk dihet se kur Interi do të rikthehet në stërvitje, me opsionin më të mundshëm që është e premtja, por fillimisht duhet të merret përgjigja e testeve të bëra.


Shtuar 6.05.2020 10:56