Interi po qëndron fort për Lautaron, tenton ti marrë maksimumin

Inter po qëndron e fortë në qëndrimet e saj për çmimin e Lautaro Martinezit dhe skuadra e Barcelonës duket se nuk është e gatshme që të ofroj plot 111 milionë euro për argjentinasin.

Barcelona para pak kohësh bëri një ofertë prej 80 milionë eurosh plus ofroi një lojtar të saj, ofertë kjo që u refuzua nga skuadra Neroazzure për lojtarin të cilin katalanasit e kanë objektiv kryesor të kësaj vere.

Inter pret që 111 milionë euro të ofrohen për të ose 90 milionë euro dhe dy lojtarë të vijnë në Milano, duke aluduar për Junior Firpon dhe Nelson Semedo të cilën pëlqehen nga Conte.


Shtuar 18.05.2020 12:21