Iker Casillias është i bindur se do të rikthehet te Real Madrid

Futbolli është ndalur prej disa javësh në Europë. Dhe ashtu sit ë gjithë të tjerët, edhe Iker Casillas dëshiron që situata të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në një intervistë për Dj DjMaRiio ’në Youtube , Casillias preku disa tema, duke përfshirë dhe atë për një rikthim te Real Madrid.

“Një ditë … pse jo? Do të dëshiroja. Unë e konsideroj atë klub si shtëpinë time, megjithëse u largova pesë vjet më parë. Lidhja është e dukshme. Unë kam qenë pjesë e Realit për 25 vjet. Jam i bindur që një ditë do të kthehem,” tha Casillias.


Shtuar 7.04.2020 19:10