Ideja e fundit nga Italia, sulmuesi i Barcelonës i propozohet Juventusit

Klubi i Juventusit vazhdon të jetë në merkato për të zëvëndësuar vendin e lënë bosh nga Gonzalo Higuain. Që nga dita kur Andrea Pirlo konfirmoi se argjentinasi nuk do të jetë pjesë e bardhezinjve në sezonin e ardhshëm, kanë qenë disa emra që janë lidhur me një transferim në Torino.

Emri më i fundit është ai i Luis Suarezit. Sipas raportimit të gazetarit italian, Romeo Agresti, uruguaiani është një mundësi konkrete për sulmin e Juves. Duke parë dhe situatën e krijuar tek Barcelona, Suarezit i është kërkuar të largohet dhe një kalim tek “Zonja e Vjetër” mund ta tundojë atë.

Megjithatë deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe pritet për tu parë në ditët në vijim nëse Juventusi do të bëjë ofertë konkrete kundrejt tij. Kujtojmë që bardhezinjtë kërkuan dhe shërbimet e Edinson Cavanit, por ky i fundit e refuzoi ofertën për shkak të dashurisë së tij për Napolin.


Shtuar 28.08.2020 12:24