Ibrahimovic mund të rinovojë me Milanin vetëm me një kusht

Zlatan Ibrahimovic mund ta vijojë aventurën e tij tek Milani në qoftë se drejtuesit i plotësojnë kushtin e vënë.

Suedezi kërkon që klubi të përforcojë skuadrën me emra të fortë që do ta ndihmojnë Milanin të konkurojë për në Ligën e Kampioneve.

Mediat italiane shkruajnë se 38-vjeçari suedez ka komunikuar së fundmi me drejtuesit e “Djallit” dhe u ka bërë me dije kushtin e tij për të zgjatur bashkëpunimin dhe për vitin e ardhshëm me ekipin legjendar.

Ibra dëshiron që të luajë për herë të fundit në Ligën e Kampioneve dhe për më tepër, asnjëherë nuk ka mundur në karrierë të shkojë në finalen e këtij kompeticioni, por ai këmbëngul se është i gatshëm ta karikojë skuadrën për të vazhduar drejt rezultateve pozitive.

Momentalisht, Ibrahimovic po stërvitet me skuadrën e Hamarbit në Suedi.


Shtuar 17.04.2020 18:55