Po pastronte armën, polici qëllon pa dashje veten

Një oficer policie në Vlorë po pastronte armën mbrëmjen e sotme, kur aksidentalisht ka qëlluar veten. Oficeri i Policisë Shkencore, i është shkrepur arma dhe ka marrë një plumb në shputën e këmbës.

Policia thotë se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës.

Njoftimi:

Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën.


Shtuar 17.04.2020 18:56