Ibrahimovic mund të qëndrojë te Milani edhe pa Champions

Zlatan Ibrahimovic mund të qëndrojë të Milani edhe për një sezon tjetër edhe nëse kuqezinjtë nuk arrijnë të kualifikohën në Champions.

Milani është duke punuar për momentin t’ia zgjasë sulmuesit suedez kontratën e cila është e vlefshme vetëm deri në fund të sezonit. Në këtë kontratë ekziston një klauzolë që ia zgjat Ibrahimovicit automatikisht kontratën nëse Milani kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, gazeta italiane Tuttosport pretendon se sulmuesi veteran mund të jetë i gatshëm ta zgjasë kontratën e tij me kuqezinjtë, edhe nëse s’arrihet kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Milani është për momentin nëntë pikë prapa Atalantas që radhitet në pozitën e katërt dhe drejtuesit Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban do të duhet të ulen me 38-vjeçarin për ta gjetur një marrëveshje për kontratën e tij.

Ndërkohë, gazeta italiane CalcioMercato raporton se edhe Simon Kjaer është afër të arrijë marrëveshje për ta bërë transferimin e tij permanent gjatë afatit kalimtar të verës.

Danezi u transferua në formë huazimi nga Sevilla gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë e ka zënë një vend në mbrojtjen e kuqezinjve të San Siros.

Qendërmbrojtësi mund të transferohet për 2.5 milionë euro, pasi që mediumet italiane raportojnë se Milani është i kënaqur me kontributin e tij të deritanishëm të ish-mbrojtësit të Atalantas.


Shtuar 25.02.2020 12:17