I soset durimi, Lazio i vendos ultimatum David Silvas

Skuadra e Lazios është lodhur nga pritja për David Silva.

Prej disa javësh flitet se David Silva do t’i bashkohet skuadrës së Lazio, por konfirmimi vazhdon të mungojë.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Lazio tashmë ka vendosur një ultimatum për mesfushorin spanjoll.

Nëse Silva nuk lajmërohet sot, Lazio tërheq ofertën për kontratë tri vjeçare me të.

Silva pritej të nënshkruante këtë javë me Lazio, por me eliminimin e City nga Liga e Kampionëve gjërat duhet përshpejtuar sipas drejtuesve të Lazio.

Mbetet të shihet nëse mesfushori do t’i përgjigjet sot skuadrës romake, ose gjithçka do të mbetet në pritje.


Shtuar 16.08.2020 13:09