I jepet lamtumira e fundit Kobe Bryant

Bota e sportit i dha lamtumirën e fundit legjendës së NBA-së, Kobe Bryant, dhe vajzës së tij, Gianna, të cilën humbën jetën bashkë me 7 persona të tjerë në një aksident tragjik me helikopter një muaj më parë në kodrat e Los Angelesit.

Në “Staples Center”, aty ku “Black Mampa” u shndërrua në mit, ishin të pranishëm rreth 20 mijë persona dhe secili prej tyre mori në hyrje të impiantit një libër fotografik me një seri fotosh të Koby-t dhe vajzës së tij.

Mes personazheve të njohura, ishin edhe Steve Nash dhe komisioneri i NBA-së, Adam Silver, që shkëmbyen një përqafim të gjatë pranë skenës së ngritur për këtë rast.

Mes shumë basketbollistëve ishin edhe ish-Lakers-at: Phil Jackson (trajneri i tij), Jerry West, Elgin Baylor, Kareem Abdul-Jabbar (pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA-së), Byron Scott dhe AC Green.

Fjalët e para i tha bashkëshortja Vanessa (u prit me ovacione të gjata), e cila ftoi të pranishmit të nderonin jetën e Kobe-t, Giannas dhe të shtatë miqve që humbën jetën në aksident.

“Jam këtu sepse e dua Kobe-n)”, tha para performancës së saj Beyonce, që emocionoi të gjithë të pranishmit, të cilit nuk i përmbajtën dot lotët.

Fjalët e Vanessës sigurisht që prekën emocionalisht 20 mijë personat që kishin mbushur “Staples Center”: “Kobe më thoshte gjithmonë: Gigi është kopja jote, ka brenda të njëjtin zjarr që ke ti, personalitetin tënd, sarkazmën tënde. Kam qenë mikja e tij më e mirë, e dashura e tij e parë, bashkëshortja e tij, dashuria e tij e madhe. Më dërgoi një mesazh para se të vdiste, donte që ne të dy të kalonim më shumë kohë bashkë, pa fëmijët. Nuk ia dolëm dot”.

Fjalët e fundit të Vanessës ishin vërtet prekëse:

“Kobe, kujdesu ti për Gigin. Unë do të bëj të njëjtën gjë për vajzat e tjera. Do të shihemi në parajsë, të gjithë së bashku!”


Shtuar 25.02.2020 07:20