Hummels kapet “mat” duke shkelur protokollin

Bundesliga rinisi këtë të shtunë duke respektuar protokollin e masave antikoronavirus, por Mats Hummels “është kapur mat” në një moment gjatë ndeshjes Dortmund-Schalke 0-4. Mbrojtësi i verdhezinjve në mënyrë të pavetëdijshme ka shfryrë hundët, një veprim që nuk lejohet, në bazë të protokollit. Përtej dëshirës për të qenë korrekt me gjithçka, disa zakone të vjetra është e pamundur t’i zhdukësh, siç dëshmohet nga sjellja e Mats Hummels gjatë Derbi Ruhrit.

Aksush nuk do ta kritikonte Hummelsin për këtë veprim në një situatë normale, në kohën e Koronavirusit është rreptësisht e ndaluar.

Kameramanët kamë qenë shumë të kujdesshëm me ritkthimin e Bundesligës, për të fokusuar çdo detaj interesant, si ishte dhe ky rast. Me pak fjalë, rikthimi i Bundesligës është për t’u përshëndetur, por kujdes nga zakonet e vjetra të këqija.


Shtuar 16.05.2020 18:01