Henry del në skenë si kandidat për stolin e Barcelonës

Thierry Henry shihet si zëvendësues potencial i Quique Setien në stolin e Barcelonës.

Humbja 2:8 kundër Bayern Munich do të jetë ndeshja e fundit e Quique Setien si trajner i skuadrës së Barcelonës.

Sa i përket shkarkimit të Setien pritet vetëm zyrtarizimi, por tani po flitet edhe për emrat që mund ta zëvendësojnë atë.

Së fundmi, ‘France Football’ raporton se Thierry Henry është në mesin e kandidatëve për të zëvendësuar Quique Setien.

Henry ka memorie të shkëlqyer me Barcelonën si lojtar, por si trajner ai nuk pati aventurë të mirë me Monaco.

Henry ka qenë edhe ndihmës trajner te kombëtarja e Belgjikës. Mbetet të shihet nëse do të ketë diçka të vërtetë nga raportimet e ‘France Football’.


Shtuar 15.08.2020 17:32