COVID-19 prek burgjet shqiptare, 15 të dënuar janë të infektuar me koronavirus

Në burgjet në Shqipëri, deri më tani rezultojnë të infektuar me koronavirus 15 persona të dënuar.

Së fundmi është raportuar se në IEVP Fier, 6 punonjës të policisë së burgjeve, 2 infermierë dhe 1 i burgosur kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.

I dënuari i infektuar me koronavirus është transferuar për në spitalin e burgut, shkruan “balkanweb”.

Numri më i madh i të dënuarve të infektuar është në burgun e Lezhës.


Shtuar 15.08.2020 17:46