Grezda “divorcohet” nga Rengers, kthehet në Kroaci

Aventura e Eros Grezdës te Glasgow Rangers ka përfunduar. Futbollisti kosovar është rikthyer te skuadra kroate, Osijek.

Lajmi jipet nga mediat skoceze të cilat njoftojnë se Grezda është liruar nga Rangers, për tu rikthyer në kampionatin kroat.

Kosovari që luan për Shqipërinë ishte transferuar te Rangers në vitin 2008 për 3 milionë euro.

Lëndimet dhe prishja e raporteve me Gerrard i kushtuan atij pasi që trajneri anglez e kishte larguar tërësisht nga skuadra e parë./


Shtuar 6.01.2020 13:56