Lojtari i Frankfurt, Gelson Fernandes ka thënë se Bundesliga pritet të rikthehet në fund të muajit maj.
“Kur ne të kthehemi, do të luajmë me dyer të mbyllura”, ka thënë Fernandes.
“Mendoj se do të jetë në fund të majit. Është e pamundur të mendosh se në qershor, korrik dhe gusht ne do të luajmë para 50 mijë tifozëve. Do të ishte gabim”, ka vijuar zvicerani.
Bundesliga ishte një nga ligat evropiane të fundit që mori vendimin për të pezulluar sezonin.