FSHF zbulon përgjigjet e tamponëve para përballjes me Bjellorusinë

Shqipëria luan më 4 shtator kundër Bjellorusisë në Nations League dhe një ditë më parë futbollistët kuqezi dhe stafi janë testuar për Covid-19, teksa pritet që FSHF të publikojë edhe përgjigjet.

Njoftimi i FSHF-së:

“Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi. Skuadra dhe i gjithë delegacioni kane marrë po sot edhe përgjigjet e tamponeve të kryer një dite më parë dhe të gjithë kane rezultuar negative.

Zyra e shtypit ne FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli. Memolla e Ismajli kane ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen.

Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar, në mënyre që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë”.


Shtuar 2.09.2020 09:43