Formacioni i “ëndrrave” i Schalkes nëse nuk do t’i kishte shitur yjet ndër vite

chalke po kalon aktualisht nëpër një formë të tmerrshme në Bundelsigë.

Skuadra gjermane nuk e ka filluar mbarë rikthimin e futbollit, pasi në ndeshjen e parë më 16 maj u mposht 4-0 nga Borussia Dortmundi, derisa në këtë fundjavë humbi 3-0 nga Augsburgu.

Kjo formë e lë Schalken në mesin e tabelës, derisa po dështon që të rikthehet në formën e lartë që e kishte vite më parë.

Por, kjo formë e dobët vije si shkak që ndër vite kanë shitur lojtarë që tashmë kanë pushtuar futbollin dhe kanë fituar pothuajse gjithçka në skuadrat ku kanë shkuar.

Ndër vite skuadra gjermane ka pasur lojtarët tejet të talentuar, e që klubet e mëdha kanë përfituar nga ajo gjë dhe u kanë blerë thesaret e tyre.

Ky do të ishte formacioni i Schalkes nëse nuk do t’i shiste lojtarët e tyre më të mirë:

Portier: Manuel Neuer

Mbrojtës i djathtë: Rafinha

Mbrojtës qendror: Joel Matip

Mbrojtës qendror: Benedikt Howedes

Mbrojtës i majtë: Sead Kolasinac

Mesfushor krahu: Julian Draxler

Mesfushor qendror: Ivan Rakitic

Mesfushor qendror: Leon Goretzka

Mesfushor krahu: Leroy Sane

Mesfushor ofanziv: Mesut Ozil

Sulmues: Klaas-Jan Huntelaar.


Shtuar 24.05.2020 21:29