Në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena” Laçi sfidon skuadrën izraelite të Hapoel Ber Sheva.
Bardhezinjtë janë ndeshur edhe më parë me këtë kundërshtar dhe kanë treguar se mund t’i bëjnë ballë.
Këtë herë është vetëm një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë. Para pak çastesh janë zbuluar edhe formacionet. Asnjë ndryshim nga ndeshja ndaj Keshlës për Cungun, që vjen me formacionin 4-3-2-1.
Laçi: Sherri, Marku, Selmani, Ignjatovic, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Nuabueze, Xhixha. Trajner: Armando Cungu.
Hapoel Ber Sheva: Levita, Dadia, Taha, Migel Vitor, Goldberg, Josefi, Kabha, Josue, Sallaiç, Shuiro, Akolatse. Trajner: Josi Abokakis.