Fiorentina nuk po gjen qetësi nga koronavirusi, drejtori sportiv del pozitiv

Drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade, është një nga figurat e klubit që doli pozitiv në testet për COVID-19.

‘Violat’ nuk kanë dhënë emrat për anëtarët e stafit ose lojtarët e prekur nga koronavirusi, por ishin gjashtë raste të reja që janë njoftuar.

Ata ishin tre lojtarë dhe tre anëtarë stafi.

Sky Sport Italia ka konfirmuar përmes Twitter se do të transmetojnë një intervistë me drejtorin Prade, në lidhje me betejën e tij personale me COVID-19.

Kjo sugjeronte që Prade ishte në mesin e të infektuarave me këtë virus.


Shtuar 14.05.2020 06:27