Ferland Mendy zbulon arsyen pse zgjodhi Realin para Barcelonës

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit i transferuar gjatë afatit kalimtar të verës ka qenë një objektiv edhe i Barclenës.

Zgjedhja e mbrojtësit francez ishte skuadra nga Madridi, me shtëpinë në ‘Santiago Bernabeu’. Për këtë zgjedhje, Mendy ka zbuluar edhe arsyen.

“Është Real Madrid, e thjeshtë” ka thënë Mendy për ‘TF1’.

“Zidane gjithashtu. Ai ishte një plus. Nuk kishte nevojë të bindesha. Ne folëm për atë, por nuk kishte nevojë të zgjaste” ka thënë tutje mbrojtësi i majtë.

Pas disa problemeve me lëndimet, Mendy ka filluar të gjej formën e tij më të mirë dhe të konsolidohet në formacionin bazë të Real Madrid. /


Shtuar 1.03.2020 14:33