Kristian Eriksen është futbollisti më i ri i Interit.
Mediat italiane zbulojnë se zikaltërit dhe Totenhemi kanë pranuar transferimin e mesfushorit danez për shifrën e 20 milionë €.
Të lidhura
None found
Gjithmonë sipas mediave fqinje shkruhet se Eriksen do të mbërrijë në Itali në fillim të javës së ardhshme, por nuk përjashtohet mundësia që ai të vijë në Milano ditën e shtunë dhe të dielën të ndjekë në “San Siro” përballjen e Interit kundër Kaljarit në orën 12:30.
Me Eriksenin Interi do të riformatojë mesfushën me synimin për të fituar më shumë organizimin dhe fleksibilitet në lojë.
