Eriksen akoma edhe më afër Interit

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, është gjithmonë e më afër Interit.

Pas bisedimeve të para të zhvilluara ndërmjet klubit të Interit dhe agjentit të lojtarit danez, gjatë kësaj mesjave pritet që sërish të ketë takime midis këtyre dy palëve.

Edhe trajneri i tashëm i Eriksenit, Jose Mourinho, gjithashtu ka folur për situatën e danezit në një konferencë shtypi.

“Ai do të luajë nesër dhe unë gjithashtu mendoj se ai do të luajë edhe të shtunën. Nuk e di nëse ai do të jetë këtu akoma pas janarit. Unë e di të ardhmen e tij, por nuk më takon mua të flas për këtë. Nëse më pyet se nëse Erikseni është më i mirë, duhet të jem i sinqertë dhe të them jo”, deklaroi Erikseni.


Shtuar 14.01.2020 12:13