Endri Çekiçi tregon nëse do të jetë pjesë e Arsenalit këtë verë

Endri Çekiçi po përjetonte sezonin e tij më të mirë në karrierë në radhët e Olimpias së Lubjanës në Slloveni. Këtë të hënë kanë qarkulluar zëra në media se për të interesohet Arsenali, por vetë futbollisti nga Pogradeci thotë se nuk ka infrmacione për këto zëra.

“Stërvitje bëjmë çdo ditë, duhet të jemi të përgatitur, sepse kampionati mund të nisë shumë shpejt, duhet të jemi gati.”

A është ky sezoni juaj më i mirë në karrierë?

Mendoj se është sezoni më i mirë, e tregojnë statistikat, por edhe unë ndihem edhe më i pjekur në fushë.

Ka patur spekulime sikur ju kërkon Arsenali?

Kam folur me menaxherin, janë vetëm zëra, nuk mund të them më shumë për këtë temë, jam më pak i informuari. Do të doja shumë të ishte e vërtetë, e shpresoj shumë. Momentalisht jam i fokusuar tek Olimpia e dua ta mdyll sa më mirë sezonin, pastaj ne verë besoj se do të ndryshoj klub. Shpresoj shumë shpejt të jem edhe në Kombëtaren.

Jeni në garë për titullin?

Momentalisht jemi shkëputur 5 pikë larg ndjekësit më të afërt dhe 7 larg Mariborit, që është kundërshtari ynë direkt. Kanë mbetur edhe 11 javë dhe besoj se do ta festojmë titullin.


Shtuar 13.04.2020 17:07