Sipas medieve të shumta në Angli, Lingard ka folur me ish shokët e skuadrës së tij, Chris Smalling dhe Ashley Young.
Lingard është cilësuar në mesin e talenteve më premtues, por ky sezon ka qenë shumë i dobët për të, dhe Manchester United është i gatshëm të heq dorë nga ai.
Ai ka hyrë në vitet e fundit të kontratës së tij, kështu që ky është momenti i duhur për United që të fitojë para nga shitja e tij.
Agjenti i tij është Mino Raiola, i cili duhet t’i sigurojë një transferim në Itali, me Inter dhe Milan që kanë treguar interesim për të.