E BUJSHME/ Anulohet Ligue One

Pas kampionatit holandez, do të anulohet një tjetër kampionat i madh.

Kampionati i Ligue 1 në Francë, si dhe ai i Ligue 2, do të anulohen pas një vendimi të qeverisë në Francë.

Qeveria franceze do të njoftojë se sezoni 2019-20 i Ligue 1 dhe Ligue 2 do të anulohen, pasi në Francë nuk do të lejojnë të luhet asnjë ndeshje deri në muajin gusht.

Sipas RMC Sport, deklarata do të bëhet më vonë këtë pasdite ose këtë mbrëmje.

Vendimi do të jetë i pashmangshëm nëse Qeveria konfirmon se nuk mund të luhen ndeshje – madje edhe pa tifozë – deri në gusht për shkak të pandemisë Covid-19.


Shtuar 28.04.2020 14:21