Dzeko “thumbon” qeverinë italiane: Është me e sigurtë të stërvitemi në qendër stërvitore sesa në park

Edin Dzeko ka dhënë komentet e tij mbi situatën aktuale në të cilën qëndron futbolli italian.

Dzeko, sikur ka thumbuar vendimet e qeverisë italiane, me deklaratat e tij të fundit, lidhur me stërvitjet e skuadrës.

Ylli boshnjak është shprehur se do të ishte më e sigurtë për lojtarët e Romës që të stërviteshin në qendrën e tyre stërvitore në ‘Trigoria’, sesa në një park të qytetit.

“Disa javë më parë unë kam thënë se ne duam të luajmë. Me sigurinë e duhur pasi shëndeti është para të gjithash. Tani, është më e sigurt që të stërvitemi në ‘Trigoria’ sesa në park”, ka thënë Dzeko, transmeton lajmi.net.

“Klubi ka bërë gjëra të rëndësishme në dy mujat e fundit, si për tifozët dhe për publikun gjeneral. ‘Trigoria’ është e sigurt dhe e kontrolluar për ne lojtarët. Ne do të ishim më të sigurt aty sesa kudo tjetër”, ka shtuar boshnjaku.

Klubet e Serie A shpresojnë të kthehen në stërvitje më 4 maj, por qeveria mund të ketë plane të tjera për këto skuadra.


Shtuar 1.05.2020 18:58