“Dua të jem fryt i ndaluar”, Shakira tregon pse nuk i thotë “po” për martesë Pique

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka rrëfyerpse nuk pranon të martohet me qendërmbrojtësin e Barcelonës Gerard Piqué.

Këngëtarja kolumbiane ka folur për historinë e saj të dashurisë me futbollistin spanjol një transmetim amerikan ku ka rrëfyer se martesa e frikëson.

“Martesa më tremb shumë. Nuk dua që të më shohë si grua. Preferoj të më shohë si të dashurën e tij. Pak si një fryt i ndaluar”, ka shpjeguar këngëtarja joshëse.

“Dua ta mbaj të vëmendshëm, të mendojë se gjithcka është e mundur në bazë të sjelljes” – vazhdoi Shakira – “Nuk isha një e apasionuar pas futbollit, kështu që nuk e dija kush ishte. Por kur pashë videon mendova ‘ky djalë qenka i lezetshëm’. E pastaj dikush vendosi të na prezantojë”, kujtoi këngëtarja.

Çifti janë bashkë që prej 2011-tës dhe kanë dy fëmijë, Milan e Sasha.


Shtuar 12.01.2020 09:58