Drejtori i Bayernit rendit dy arsye pse duhet të rifillojë futbolli

Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se futbolli duhet tw rifillojw pwr dy arsye, atw sportiver dhe ekonomike.

Kampionët e Bundesligës kanë filluar të stërvitjen, fillimisht me distancën sociale, por shpresojnë që gradualisht të kthehen në kushte normale.

“Që tre ditë kemi rifilluar stërvitjet në grupe të vogla, duke respektuar protokollet shëndetësore. Rifillimi në 9 maj është një nga hipotezat në Gjermani”, ka deklaruar Rummenigge, përcjell lajmi.net.

“Ne duhet të kthehemi në fushë për dy arsye, atë sportive dhe ekonomike, me titullin që do të caktohet, rëniet nga liga dhe vendet e kupave, dhe pjesa ekonomike, pasi të drejtat e TV kanë shumë ndikim në të ardhurat e klubeve. Ne jemi në pritje të miratimit nga qeveria”./


Shtuar 9.04.2020 10:11