Dorëheqja e 6 anëtarëve të bordit, Bartomeu fton mbledhje

Kriza në kampin katalanas nuk ka kaluar ende, përkundër është përkeqësuar.

‘Camp Nou’ po afrohet me krizën më të thellë të brendshme që skuadra ka pasur në vitet e fundit.

Gjashtë anëtarë të bordit drejtues kanë dhënë dorëheqje gjatë javës së kaluar, duke insistuar se skuadra është kapluar nga korrupsioni, nën urdhrat e Bartomeu.

‘Sport’ shkruan se Bartomeu ka kërkuar një mbledhje zyrtare me bordin e drejtorëve.

Mbledhja e kryesisë së skuadrës pritet të mbahet sot, ose gjatë ditës së hënë.

Bartomeu dëshiron të diskutojë mbi atë se si do të mbulohen hapësirat e lëna nga gjashtë të dorëhequrit.


Shtuar 12.04.2020 08:58