Dopietë ndaj PSG-së, Haaland: Mund të bëj më shumë

Ylli i Borussias së Dortmundit, Erling Haaland, ndien se është në gjendje të bëjë edhe më shumë, pasi dy golat e tij i siguruan fitoren klubit gjerman kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i talentuar norvegjez shënoi në debutimin e tij për Dortmundin në këtë garë, pas transferimit nga RB Salzburg në janar, duke e çuar në 10 numrin total të golave në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Të lidhura

None found

Ai 10 gola i ka realizuar në vetëm 7 ndeshje dhe është bërë lojtari i parë që shënon për dy ekipe të ndryshme.

“Jam i lumtur që u zgjodha lojtari i ndeshjes, por ndiej se mund të bëj shumë më mirë. Duhet të luaj më mirë në këtë nivel. Më duhet të punoj fort për t’u përmirësuar”, tha Haaland.


Shtuar më 19.02.2020 09:28