Dortmund “harron” të zyrtarizojë Emre Can, e bën 3 javë pas huazimit

Pa u mbushur një muaj nga transferimit të Emre Can në “Signal Iduna Park” (nga Juventusi), Borussia e Dortmundin ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare të kartonit të mesfushorit.

Klubi verdhezi ka zyrtarizuar blerjen e 26-vjeçarit për 25 milionë euro, duke firmosur me të kontratë katërvjeçare. Kampionët e Italisë ka dalë të fituar nga kjo lëvizje, pasi e morën futbollistin një vit e gjysmë më parë nga Manchester City me parametër zero.

Një operacion i tillë, sipas Sportdmediasset gjeneron një fitim neto prej 12.4 milionë eurosh për Juventusin (duke hequr komisionet).


Shtuar 19.02.2020 09:35