Donnarumma gëzon kampin “kuqezi”, i hapur për rinovimin e kontratës

Donnarumma tash e disa kohë lidhet me një largim të mundshëm nga Milan, pasur parasysh kontratën e tij që po vjen drejt fundit.

Italiani mbetet pa kontratë në verën e ardhshme dhe deri më tani nuk ka pasur shenja se rinovimi do të bëhet.

Por, ‘Tuttosport’ insiston se Donnarumma është i vendosur t’i jap një shans Milanit, dhe të negociojë për kontratën e re.

Gjithsesi, ai do të dëshironte që të mbajë pagën prej 6 milionë eurove për vit.

Kjo është përtej pagës që drejtuesit e Milan duan të prezentojnë, kështu që agjenti Mino Raiola duhet të arrijë një kompromis.

Donnarumma është vetëm 21 vjeçar dhe ka karrierën e tij përpara. Ai është një aset i vlefshëm për ‘Rosoneri’.


Shtuar 26.04.2020 13:05