CR7 flet pas tripletës dhe ironizon Interin: Shpresoj të fitojë Napoli sot në mbrëmje

Kristiano Ronaldo ishte lojtari më i mirë i Juventusit në fitoren 4-0 të këtyre të fundit ndaj Kaljarit, teksa realizoi një tripletë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, portugezi ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku është shfaqur shumë i lumtur.
34-vjeçari është shprehur se e nisi vitin mbarë, por tani shpreson që të humbë Interi në darkë: “E nisa vitin shumë mirë, por më e rëndësishme për mua është skuadra. Ekipi luajti shumë mirë dhe tani kemi vënë në presion Interin. Ne po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, dhe e shohim që skuadra është më mirë si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë të sulmit.

Inter-Napoli? Nuk e di nëse do ta shikoj këtë ndeshje, shpresoj që të humbasin zikaltërit sot dhe të fitojë Napoli, pasi do të ishte më mirë për ne. Megjithatë ne mendojmë vetëm për veten tonë.”, u shpreh Ronaldo.


Shtuar 6.01.2020 16:54